Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shqiptarët nesër protestojnë në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së

nga Venera Grabanica15 nëntor 2025
Shqiptarët nesër protestojnë në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojë më 16 nëntor në Strasbourg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta do të mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha sot se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se janë bërë koordinime me këshillin organizativ në Evropë dhe me mërgatën shqiptare.

Kjo është protesta e radhës pas asaj që u mbajt muajin e kaluar  në Tiranë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →