RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

ShSKUK: 10 pacientë nga Shqipëria po trajtohen me COVID-19

nga Venera Grabanica14 tetor 2021

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 10 pacientë nga Shqipëria  po marrin trajtim shëndetësor nga COVID-19, 5 në Spitalin e Përgjihshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.
ShSKUK njofton se në klinikat COVID-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 88 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë
Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 43 raste aktive me koronavirus. /21Media 

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →