Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

SHSKUK: 13 pacientë me Covid-19 dhe 28 post-Covid në trajtim mjekësor

nga B.K18 nëntor 2021

Bazuar në raportet e pranuara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-covid.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës(SHSKUK), me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →