Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

​ShSKUK qetëson pacientet: Nuk ka mungesë të barnave kundër gjakderdhjes pas lindjes

nga Gentrita Xhemajli19 gusht 2025
​ShSKUK qetëson pacientet: Nuk ka mungesë të barnave kundër gjakderdhjes pas lindjes

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se të gjitha pacientet që marrin shërbime obstetrike në institucionet publike shëndetësore nuk kanë nevojë të shqetësohen, pasi nuk detyrohen të blejnë barnat që parandalojnë gjakderdhjen pas lindjes.

Sipas njoftimit, edhe pse aktualisht nuk është në dispozicion medikamenti metilergometrinë, kjo nuk ndikon në trajtimin e pacienteve, pasi përdoret oksitocina, një produkt alternativ me efekt të barasvlershëm, i cili është i pranishëm në të gjitha njësitë shëndetësore dhe siguron trajtim të plotë sipas standardeve mjekësore.

ShSKUK sqaron se ka ndërmarrë të gjitha procedurat për furnizim me metilergometrinë përmes prokurimit të rregullt, mirëpo nuk ka pasur asnjë ofertues në këtë proces.

“Ritheksojmë se oksitocina që përdoret në institucionet tona mbulon plotësisht trajtimin e gjakderdhjes pas lindjes dhe nuk ka vend për shqetësim apo panik tek pacientet,” thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në Facebook.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →