Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

ShSKUK thotë se shërbimet e dializës nuk janë ndalur

nga Venera Grabanica13 nëntor 2025
ShSKUK thotë se shërbimet e dializës nuk janë ndalur

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka thënë sot se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.

Ky reagim erdhi pas raportime të shumta për mungesë të materialit për shërbimet e dializës në Spitalin e Gjilanit, nga SHSKUK thonë se pacientët po e marrin trajtimin.

”Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme. Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve. ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →