Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shtatzëna e dhunuar në Obiliqi është e mitur, Prokuroria jep detaje

nga B G17 korrik 2024
Shtatzëna e dhunuar në Obiliqi është e mitur, Prokuroria jep detaje

Policia ka njoftuar sot se një grua shtatzënë është pranuar mbrëmë në QKUK nën dyshimin se është dhunuar. Më tej policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person.

Derisa Prokuroria Themelore e Prishtinës për portalin rtv21.tv konfirmoi sot se viktima dyshohet të jetë e mitur.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së.

Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →