Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shtyhen tri ndeshjet e javës së 15-të në Superligën e Kosovës

nga Miranda Beqaj23 nëntor 2021

Janë shtyrë të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë në futboll të parapara për t’u zhvilluar ditën e nesërme, duke përfshirë edhe derbin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
”Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë ka njoftuar klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut”, është bërë e ditur në njoftimin e FFK-së.
Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë sot është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →