Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shtyhet fillimi i procesit mësimor edhe në Fushë Kosovë

nga B G11 janar 2026
Shtyhet fillimi i procesit mësimor edhe në Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës dhe e ka shtyrë procesin mësimor, i cili duhej të fillonte nesër, me arsyetimin për kushtet atmosferike.

Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës njoftoi se gjysmëvjetori i dytë do të nisë më 19 janar.

“Ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të shkaktuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar edhe qarkullimin. Si dhe duke marrë parasysh vështirësitë në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore. DKA ka vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit arsimor. Ky vendim është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor. Luten drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim”, thuhet në njoftim.

Kurse edhe në Malishevë procesi mësimor u shty për dy ditë – deri më 14 janar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →