Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shtyhet ndeshja Ballkani-Prishtina

nga B.K25 tetor 2022

Ndeshja derbi e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës nuk do të zhvillohet të dielën.
Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka vendosur për shtyrjen e saj me arsyetimin se Ballkani do të luajë të enjten ne Ligën e Konferencës dhe se i duhet më shumë kohë për t’u përgatitur.
“Komisioni i Garave i Superligës ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 14-të në AlbiMall Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, e cila ishte paraparë të zhvillohet të dielën më 30 tetor. Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak se të enjten skuadra nga Suhareka e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme në UEFA Conference League kundër Slavia Pragës në stadiumin ‘Fadil Vokrri'”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani-Prishtina, FFK ka thënë se do të bëhet një njoftim i ri.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →