Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shtyhet një ndeshje e Premier Ligës

nga Venera Grabanica15 dhjetor 2021

Nuk do të zhvillohet sonte ndeshja e Premier Ligës ndërmjet Burnleyt dhe Watfordit.
Lajmi tashmë është konfirmuar nga skuadra e Burnleyt e cila ka bërë të ditur se ky vendim është marr për shkak se te skuadra rivale ka shpërthyer virusi Covid-19.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 17-të, derisa të dy këto skuadra janë në luftë direkte për t’i ikur zonjës së rrezikshme pasi mbajnë pozitat 17 dhe 18 në tabelë.
“Mund të konfirmojmë se ndeshja e sotme kundër Watfordit është shtyrë për shkak të një shpërthimi të vazhdueshëm të Covid-19 brenda skuadrës kundërshtare”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Burnley.
Ndeshja ishte planifikuar të startonte nga ora 20:30.
.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →