Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shtyhet vendimi për certifikimin e kandidatëve për deputetë

nga E.Bullaku22 janar 2021

Është shtyrë për dy orë votimi i certifikimit të kandidatëve për deputetë, pas paqartësive që ka nxitur rekomandimi i Zyrës për Certifikim që propozoi certifikimin e të gjithë kandidatëve.

Votimi është shtyrë për të premten në orën 17:30.

Ky vendim u mor nga kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, pasi që sipas saj, anëtarët e KQZ-së duhet të pajisen me dokumente shtesë për t’u njohur me detajet e rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ ishin kundër shtyrjes së votimit, madje nuk munguan as akuzat kundrejt kryetares Valdete Daka./21Media

 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →