Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFinanca
💰 Financa

Shumica e aplikuesëve janë validuar, 100 euro dalin këto dy ditë

nga Kaltrina Berila25 maj 2022

Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 milionë eurove për dhënien e nga 100 eurove për të gjithë të punësuarit në sektorin privat me pagë mujore deri në 1.000 euro bruto.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi për portalin rtv21.tv ka thënë se komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret ndërsa, pagesat prej 100 euro do të dalin këtë javë, që i bie se që mjetet mund të ekzekutohen nesër ose pasnesër (e enjte, e premte).
“Periudha e aplikimit për të punësuarit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret”, ka thënë Kelmendi për rtv21.tv duke shtuar se mbetet të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →