Që nga 15 nëntori ka filluar të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete.
Por, si arsyetohen shoferët kur nuk posedojnë pajisjet dimërore, tregon për RTV21 drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi.
Pajisjet dimërore të obliguara janë gomat për përdorim dimëror (M+S) zinxhirët në rrotat tërheqëse. Sugjerohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve kontrollimi i dritave, mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterisë – madje rekomandohet edhe kontrolli i bazës së makinës./21Media








