Të premten Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022, i cili është 2.75 miliardë euro.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu sot përmes një shkrimi në “Facebook” ka bërë të ditur se si do të bëhet ndarja e buxhetit.
“50 çerdhe, 45 Milionë, shtesa për lehona. 2000 bursa për studentët më të mirë. 35 Milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 Milionë për barna esenciale. 2 Milionë për Luginën e Preshevës. 50 Milionë, shlyerje borxheve. 70 Milionë, mbështetje për bujqit. 10 Milionë, blerje e ambasadave. 40 Milionë për prodhuesit vendor. 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve”.
Kryeziu shton tutje se 40 milionë euro do të jenë për ndërmarrjet publike, 10 milionë do të jenë për paisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë dhe 100 milionë do të jenë për ushtrinë./21Media









