Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Si do të rreshtohet Shqipëria përballë Serbisë? Këto janë dilemat e Silvinjos

nga Kaltrina Berila11 tetor 2025
​Si do të rreshtohet Shqipëria përballë Serbisë? Këto janë dilemat e Silvinjos

Shqipëria zbret sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve drejt Botërorit 2026. Përballja me Serbinë në Leskovac pritet të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve, të cilët janë të vetëdijshëm se vetëm fitorja do t’i mbante gjallë shpresat për fazën play-off.

Në seancën e fundit stërvitore, tekniku Sylvinho dha sinjale të qarta për një qasje më sulmuese. Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa katërshja e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë, braziliani pritet të bëjë një ndryshim të rëndësishëm: Ramadani do të nisë nga stoli, me Qazim Laçin që do të marrë vendin e tij përkrah Shehut dhe Asllanit. Aktivizimi i mesfushorit të Spartës së Pragës shihet si një sinjal për lojë më të hapur dhe me prirje ofensive, pasi Laçi di të ndihmojë si në ndërtimin e aksioneve, ashtu edhe në presionin ndaj kundërshtarit.

Në sulm, Daku do të udhëheqë repartin ofensiv, me Brojën që do të veprojë nga e djathta, ndërsa në krahun tjetër Sylvinho po mendon t’i japë besim Myrto Uzunit, që shihet si alternativa më e freskët për të befasuar mbrojtjen serbe.

Kuqezinjtë e dinë se sonte në Leskovac nuk ka më llogari: vetëm fitorja i mban në garë për ëndrrën e Botërorit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →