Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Si i gjeti ky 28 Nëntor marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë?

nga B G29 nëntor 2023
Si i gjeti ky 28 Nëntor marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë?

28 Nëntori, një datë që ngërthen në vete shumë festa: Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë e Shqipërisë, paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e kryekomandantit Adem Jashari, ngjarje që bashkojnë në një ditë mbarë kombin shqiptar.

Por, Kosova dhe Shqipëria, vitet e fundit shpesh kishin ftohje marrëdhëniesh të kryeqeveritarëve.

i gjen ky 28 Nëntor marrëdhëniet mes dy shteteve?

Profesori universitar Milazim Krasniqi, vlerëson se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në nivel të duhur.

“Raportet ndërmjet shqiptarëve kurrë s’kanë qenë më të mira se tash. Janë në ngritje me një optimizëm dhe entuziazëm që vërehen gjithandej e brenda kësaj kornize edhe marrëdhëniet mes dy shteteve janë të mira janë në ngritje por normalisht me një proces…. Duke u mësuar me faktin se tani ekzistojnë dy shtete shqiptare dhe jo një shtet shqiptar dhe idealizëm shqiptar që aspiron drejt atij shteti. Kështu që besoj nuk ka asgjë shqetësues , Shqipëria ka edhe obligime ndërkombëtar si anëtar i NATO-s kështu që shumë herë japin këshilla që këtu tingëllojnë si të ashpra por thjesht jemi në një proces të konsidilimit të kombit shqiptar dhe të dy shteteve”., tha Krasniqi për RTV21.

Por, krejt ndryshe mendon publicisti nga Tirana, Ben Andoni.

“Marrëdhëniet politike ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës nuk i gjen aq mirë. Për hir së vërtetës duke ndjekur edhe protokollin ndërmjet dy qeverive tona duket se Kurti e Rama janë kryeministra të vendeve ballkanik dhe jo të një kombi të përbashkët nuk e di sa do të zgjasi punë shmërie ndërmjet njëri-tjetrit por ky lloj protagonizmi e ka dëmtuar shumë pjesën politike marrëdhëniet nuk janë aq të mira dhe këtë e shoh në qasjen që ka pasur në dialog dhe mendimet qe i ka dhanë në dialog Tirana…Ky moment duhet të marrë fund sepse ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovë ka sfida të jashtëzakonshme për të ardhmen…”, tha Andoni pë RTV21.

28 Nëntori sjell në kujtesë edhe sakrificën e personaliteteve e figurave të shumta shqiptare për bashkim kombëtar.

Të dy bashkëbiseduesit, Krasniqi dhe Andoni, mendojnë se ideali i të rënëve ende nuk është përmbushur.

“Fatkeqësisht ideali kombëtar nuk është përmbushë sepse pavarësia e Shqipërisë është shpallë vetëm në një pjesë të vogël të tokave shqiptare dhe pikërisht në atë kohë …kështu që ato aspirata s’janë përmbushur mund të themi se janë kompensuar në një pjesë me pavarësinë e Kosovës por në përgjithësi aspiratat e rilindasëve dhe patriotëve shqiptarë nuk janë përmbushë. Proceset e tashmë janë procese atlantike dhe ne duhet ta gjemë paqen brenda aspiratës atlantike dhe të BE sepse hapja e projekteve nga e kaluara mund te na fut në grindje …mbase edhe luftra kështu që duhet ta pranojnë realitetin…po të hapet procesi i bashkimit do të kemi konflikte të armatosuara…Aspirata jonë është integrimi në BE dhe NATO…”, tha Krasniqi

“ Aspirata është e zgjidhur deri diku sepse jemi të pavarur ne dhe Kosova por është një hapësirë e mbetur Maqedoni, troje në Mal të Zi kemi ne Shqipëria probleme të mëdha me pjesën e çamërisë ndaj po them që ideali i njerëzve të rënë është zgjidhur vetëm pjesërisht. Shqiptarët nuk do mundeshin dot më shumë se kaq për shkak të asaj përçarjes jashtëzakonshme që ka. Neve na bashkon vetëm një datë ne na bashkojnë vetëm ndeshjet e futbollit e keni parasysh pastaj sa mbarojnë festat fillojnë përplasjet brenda dy qeverive.,. Shqipëria e Kosova tashmë do duhej ta kishin një treg të përbashkët…duke pasur parasysh zhvillimet historike të Kosovës Shqipërisë-Maqedoni e Malit të Zi ideali i të rënëve është zgjidhur vetëm pjesërisht…Jemi larg bashkimit kombëtar sepse me aq sa shikoj vetë shqiptarët nuk e dashkan bashkimin po e them me shumë trishtim duket se koha e tyre ka mbet…”, u shpreh Andoni.

Derisa Shqipëria sot po shënon 111- vjetorin e pavarëisë, ndërsa Kosova më 17 shkurt të vitit që vjen do të mbush 16 vjet të pavarësisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →