Si ndikon mos përdorimi i telefonit në tru pas tri ditësh?
Heqja dorë nga telefoni inteligjent edhe për vetëm tri ditë riformëson aktivitetin e trurit, tregon studimi i botuar në revistën Computers in Human Behavior dhe i kryer mbi 25 vullnetarë me koordinimin e Mike M. Schmitgen, nga Universiteti gjerman Heidelber.
Rezultatet tregojnë gjithashtu se mungesa e telefonit stimulon receptorët e varësive, si duhanpirja dhe alkooli.
Për të kuptuar rreziqet e përdorimit të tepërt dhe ndikimin e tyre në trurin tonë, studiuesit u kërkuan 25 vullnetarëve të moshës 18-30 vjeç që të kufizojnë përdorimin e telefonave të zgjuar sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’i nënshtrohen testeve dhe ekzaminimeve instrumentale para dhe pas këtij pushimi.
Analizat e aktivitetit të trurit me imazhe funksionale të rezonancës magnetike nxorën në pah disa ndryshime që ndodhën në ato pak orë dhe “u gjetën lidhje midis ndryshimeve në aktivizimin e trurit me kalimin e kohës dhe sistemeve neuro-transmetuese të lidhura me varësinë”, vërejnë autorët e hulumtimit.










