Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

​Sigal Prishtina i rikthehet fitores, mposht Yllin

nga Venera Grabanica13 janar 2024
​Sigal Prishtina i rikthehet fitores, mposht Yllin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, e vlefshme kjo për xhiron e 17 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina ka triumfuar si vendase kundër Golden Eagle Yllit me shifrat 76:65 (19:16, 14:18, 20:12, 23:19).

Basketbollistët më të mirë te Sigal Prishtina ishin Shaheed Davis me 18 pikë e tetë kërcime dhe Steven Davis me 14 pikë e një kërcim.

Në anën tjetër, te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte basketbollisti Gezim Morina me 15 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Peja në vendin e dytë, kurse Golden Eagle Ylli zë vendin e katërt me 27 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 76:65 në favor të Sigal Prishtinës.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →