📰 Lajm i perditesuar
Siguria në Kosovë, Komandanti i KFOR-it diskuton me gjeneralin serb
nga Venera Grabanica11 janar 2024
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka vizituar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Beograd.
KFOR-i ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim.
Më tej është bërë e ditur se komandanti i KFOR-it ka ripohuar se ky mision mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, gjë që e konsideron çelës për stabilitetin rajonal./21Media










