Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Sinani: E pakuptueshme që Escobar e Lajçak s’i takojnë përfaqësuesit e Luginës

nga Venera Grabanica17 mars 2024
Sinani: E pakuptueshme që Escobar e Lajçak s’i takojnë përfaqësuesit e Luginës

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga Lugina e Preshevës, Ardita Sinani e ka kritikua të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për mungesën e “takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Në një postim në Facebook, Sinani tha se kjo qasje e diplomatit amerikan, por edhe ajo e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, “mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

“Shpreh keqardhje që z.Gabriel Escobar dhe z.Miroslav Lajčak, nuk kanë takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Republikën e Serbisë. I kuptueshëm takimi i fundit me përfaqësuesit serbë të veriut të Kosovës, duke i marrë parasysh zhvillmet. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo qasje madje edhe mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Sinani në një postim në Facebook.

Ajo tha se “shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur” dhe se “këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane”.

“Shumë të diplomuarëve shqiptarë në universitetet e Kosovës, shtetas të Republikës së Serbisë, nuk u njihen diplomat për rreth 16 vite me radhë. Ky është vetëm njëri prej problemeve që ndërlidhet me raportet Kosovë-Serbi. Shumë çështje që trajtohen në dialogun Kosovë-Serbi kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Luginën e Preshevës si rajon, e me shqiptarët e Serbisë në përgjithësi”, shtoi ajo.

Prandaj, ajo tha se “është kundërproduktive që në një proces normalizimi të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë të përfshihet çështja e komunitetit joshumicë serb të Kosovës dhe jo edhe çështja e komunitetit joshumicë shqiptar në Serbi”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →