Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sindikata e Doganës dënon sulmin ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë

nga Venera Grabanica14 tetor 2021

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë në veri nga serbët, pasi policia e Kosovës ndërmori një operacion policor për luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar në këtë pjesë të vendit.
Në një komunikatë për media thuhet se si rezultat i eskalimit të gjendjes është rrezikuar jeta e oficerëve doganorë dhe policorë të cilët ishin duke kryer punën e tyre sipas mandatit që kanë.
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kërkon nga institucionet që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njëherësh apelon te qytetaret e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahët në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Ndryshe, Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, dje ka ndërmarrë një operacion policor në veri. Qytetarët serbë kanë kundërshtuar veprimin e policisë duke i sulmuar dhe me këtë rast janë lënduar disa persona.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →