Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sindikata e Infermierëve bën thirrje për protestë, pas plagosjes së infermierit

nga Venera Grabanica26 shtator 2020

Sindikata e infermierëve të Kosovës,  dënon ashpër sulmin ndaj të infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas tyre  kjo nuk është hera e parë si dhe u bëjnë thirre organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin.

“Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve. Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar. Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë”, thuhet në reagimin e Sindikatës në Facebook.

Në lidhje me këtë Sindikata e infermierëve u ka bërë thirrje për protestë të gjithë infermierëve, që janë tani në punë, që të mblidhen menjëher para Emergjencës në Qkuk.

“Sindikata e infermierëve të Kosovës, ju bën thirrje të gjithë infermierëve, që janë tani në punë, që të mblidhen menjëherë para Emergjencës në QKUK, në shenjë proteste për plagosjen e infermierit F. Nga Klinika e Urologjisë”, thuhet në reagimin e Sindikatës. /21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →