Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Situata e sigurisë në vend, Komandanti i FSK-së takohet me Komandantin e KFOR-it

nga B G25 tetor 2024
Situata e sigurisë në vend, Komandanti i FSK-së takohet me Komandantin e KFOR-it

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga FSK, Gjeneral Jashari fillimisht e uroi Gjeneral Barduanin për fillimin e detyrës së re si Komandant i KFOR-it, gjithashtu e informoi për zhvillimet në FSK, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet të tjera në vijim.

“Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë.Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Barduani gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.”, thuhet në njoftim./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →