Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

S’ka asnjë tregues se Putini ka ndryshuar ambicien e tij

nga Kaltrina Berila6 prill 2022

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg foli në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të aleancës së sigurisë janë mbledhur pasditen e sotme.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar”, thotë ai.
Sekretari i Përgjithshëm thotë se NATO-ja duhet të mbështesë Ukrainën, të mbajë sanksionet ndaj Rusisë dhe të forcojë mbrojtjen dhe parandalimin e saj, transmeton rtv21.tv.
Ai thotë se konflikti mund të zgjasë një kohë të gjatë “dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →