S’ka kuorum për votimin e rezolutës së opozitës për “skandalet në KEK”
(Lajm i përditësuar)
S’ka kuorum për votimin e rezolutës së opozitës për “skandalet në KEK”
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit që nisi në drekë dhe në të cilën u diskutua “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës” u ndërpre në mungesë kuorumi të nevojshëm për votimin e një rezolute të paraqitur nga opozita.
Tahiri nga AAK: Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot nuk vijnë për debate
Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së Besnik Tahiri sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u shpreh se skandalet në KEK duhet të kenë përgjigjje nga pozita.
“Ky është debate i katërt që opozita kësaj radhe e ka thirrë me iniciativë të Lidhjes Demokratike të Kosovës fton Kuvendin e Republikës së Kosovës si institucionin kryesorë në vend të debatojë për tema dhe skandale të cilat së paku meritojnë një përgjigje prej personave që janë përgjegjës. Sipas tij skandali i KEK-ut meriton të ketë një përgjigje nga qeveria aktuale.
“Prej atyre që i kanë fituar 50%, dhe na patën lodhë ‘Krejt dhe Drejt’, e patem lodh ni popull sa të mirë, të mençëm, pastër dhe akademik janë e sot thatë këtu, as nuk janë kolegët deputetë të shumicës as një njeri i Qeverisë së Kosovës një fjalë me thënë me mbrojte apo me kundërshtu, argumentu një temë që tani më është bërë skandal jo vetëm për vendin dhe ligjin mirëpo është një skandal publik që meriton përgjigje”, tha Tahiri.
Tahiri: 600 milionë euro nga buxheti, a janë menaxhuar nga Dejona apo Nagipi?
Shefi i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokrative të Kosovës Abelard Tahiri sot në seancën e jashtzakonshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në lidhje me çështjen e KEK-ut ha se vetëm për dy vite të Lëvizjes Vetëvendosje me drejtim të KEK-ut janë dhënë rreth 105 milionë euro kontrata një burimore, vitet 2022/2023.
“Ajo që ja vlen të theksohet se nga 23 prilli i vitit 2020 Korporata Energjetike e Kosovës udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë Qeveria Kurti 1 kur me këtë datë e ndërron bordin e ri dhe drejtorin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës, buxheti vjetor i kësaj korporate sillen rreth 150 milionë, ndërsa për vitin 2024 vlen të theksohet se planifikimet janë që buxheti i kësaj korporate të jetë rreth 204 milionë”, tha Tahiri.
Deputeti nga PDK-ja njëherësh edhe Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së Tahiri parashtron disa pyetje për çështjen e Kekut. Sipas tij prej menaxhimit të Kekut nga ardhja në pushtet e VV-së, buxheti i kësaj ndërmarrje kap shifrën rreth 600 milionë euro.
“Tash e pesë vite kemi hyrë në vitin e pestë kur KEK menaxhohet nga njerëzit e deleguar nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse e shofim në total buxheti që është shpenzuar për këto vite e kalon shifrën rreth 600 milionë euro që në fakt nuk e dimë saktësisht nga kush janë menaxhuar, a janë menaxhuar nga bordi? A janë menaxhuar nga drejtori? A janë menaxhuar nga Dejona? A janë menaxhuar nga Nagipi? Apo nga Martini? . Në vitin e pestë që kemi hyrë me drejtim të Kekut nga LVV, i kemi evidentuar në këtë kuvend që janë dhënë rreth 105 milionë euro kontrata një burimore, për dy vite vitet 2022/2023”, tha Tahiri.
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga opozita, ku po diskutohet për “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Në seancën që po kryesohet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, nuk po marrin pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kjo seancë është e domosdoshme për situatën, siç e quajti ai, alarmante të shkaktuar nga keqmenaxhimi dhe ndërhyrjet e jashtëligjshme.
Ai ka prezantuar rezolutën shtatë-pikëshe, për çka kërkohet hetim “për skandalet e KEK-ut”.
Sipas kësaj rezolute, Gashi tha se Kuvendi kërkon nga autoritet kompetente që të hetojnë ndërhyrjen e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen e KEK-ut dhe hetim për Dejona Mihalin.
Proceset e tenderimit, siç tha Gashi, kanë treguar keqmenaxhim dhe ndërhyrje të jashtëligjshme. Sipas tij, çështjet specifike që kërkojnë trajtim janë skandalet me tenderët një-burimor dhe mungesa e konkurrencës në prokurimin publik. Ai shtoi se çështja e dytë e cila duhet të diskutohet është shitblerja e energjisë elektrike dhe ndikimi financiar në buxhetin e vendit. Gashi tha se raportet tregojnë se KEK ka lidhur kontrata jo të favorshme të cilat kanë dëmtuar stabilitetin financiar të korporatës.
Nis seanca për “skandalet në KEK”, Konjufca merr pjesë
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës.
As në këtë seancë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po marrin pjesë.
Për dallim nga dy seancat e kaluara, Kryeparlamentari Glauk Konjufca është parë në sallë.











