Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

nga Gentrita Xhemajli26 dhjetor 2025
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sladan Trajkoviq, duke e dënuar me 10 vjet burim.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni dhe anëtarët Arben Hoti dhe Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Arrni tha se Trajkoviq është fajtor për pikën C të aktakuzës dhe të njëjtin Gjykata e gjykon me dënim me 10 vjet burgim.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kjo masë, atij i vazhdohet me aktvendim të veçantë.

Trajkoviq obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civil.

Sa i përket pikës A, B dhe D të aktakuzës, gjykatësi Arrni tha se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer ato veprime inkriminuese për të cilat e ngarkon aktakuza.

Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën e Apelit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →