Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

nga Venera Grabanica25 nëntor 2025
​Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë ka miratuar sot ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila e ka vlerësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për qytetarët kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.

Gërvalla ka theksuar se njohja e patentë-shoferëve do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe procedurat administrative për mërgatën, duke e konsideruar vendimin si një shembull të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

“Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni”, ka deklaruar ministrja.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →