Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Sllovenia për herë të parë në olimpiadë pas shpalljes së pavarësisë

nga Venera Grabanica4 korrik 2021


Kampioni aktual evropian i basketbollit, Sllovenia siguroi pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për herë të parë pas pavarësisë (1991), pasi që në finalen e turneut kualifikues në Kaunas mposhti Lituaninë me rezultat 96:85.
Luka Donçiq ishte brilant në radhët e Sllovenisë, me 31 poenë, 13 asistime dhe 11 kërcime dhe në pjesën e parë kishte 21 ndërprerje, gjashtë kërcime dhe pesë asistime. Çançar shënoi 18 poenë, 16 prej tyre në pjesën e dytë, dhe Jaka Blazhiq shënoi 16 poenë.
Ndërsa Mantas Kalnietis, Jonas Valanciunas dhe Arnas Butkevicius nuk arritën të siguronin paraqitjen e shtatë rresht të Lituanisë në Olimpiadën, duke shënuar 14 poenë secili.
Sllovenia do të luajë në Grupin C me Japoninë, Argjentinën dhe Spanjën në Lojërat e Tokios, 23 korrik – 8 gusht.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →