RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Sllovenia raporton rastin e parë të infektimit nga lija e majmunit

nga Egzona Mehmeti24 maj 2022

Sllovenia raportoi të martën rastin e parë të infeksionit nga lija e majmunit në një udhëtar që ishte kthyer nga ishujt Kanarie në Spanjë, njoftoi televizioni slloven N1.

Burri, raportohet se nuk u shtrua në spital, sepse ishte infektuar nga një version i butë i sëmundjes virale.

Lia e Majmunëve është virusi i radhës që po kërcënon shëndetin publik në botë. Nga rreziku i përhapjes së këtij infeksioni nuk përjashtohet as Kosova, por sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë me këtë infeksion. Ky institut njoftoi se janë duke e përcjellur me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve dhe se kanë përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket kësaj sëmundjeje. Ndërkaq, infektologët vlerësuan se nuk ka vend për panik./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →