Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Sonda e NASA-s kaloi Diellin, ende është duke punuar

nga Venera Grabanica27 dhjetor 2024
​Sonda e NASA-s kaloi Diellin, ende është duke punuar

Sonda diellore Parker është “e sigurt” dhe funksionon normalisht pasi ka përfunduar me sukses afrimin më të afërt me Diellin.

NASA tha sot se ekipi i operacioneve në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar Johns Hopkins në Maryland mori një sinjal nga sonda pak para mesnatës të së enjtes.

Anija kozmike pritet të dërgojë të dhëna të detajuara telemetrike për statusin e saj më 1 janar, shtoi NASA.

Duke udhëtuar me shpejtësi deri në 692 mijë km në orë, anija kozmike i rezistoi temperaturave deri në 982 gradë Celsius, sipas NASA.

Ky studim nga afër i Diellit i lejon sondës diellore Parker të bëjë matje që i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si materiali në këtë rajon nxehet në miliona gradë, cila është origjina e erës diellore dhe se si grimcat energjike përshpejtohen në shpejtësi afër shpejtësisë së dritës.

Anija kozmike kaloi vetëm 6.1 milionë km nga sipërfaqja e Diellit më 24 dhjetor, duke fluturuar nëpër atmosferën e jashtme korona, në një mision që duhet t’i ndihmojë shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth yllit më të afërt me Tokën.

Sonda Parker u nis në vitin 2018 dhe gradualisht po hyn në orbita gjithnjë e më të ngushta rreth Diellit, duke përdorur gravitetin e Venerës ndërsa fluturon përtej planetit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →