Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Sonte jepet repriza e “Zgjimi i Pranverës” në TKK

nga Xh.D26 prill 2022

Sonte(26 prill) filluar nga ora 21:00 do të jepet shfaqja “Zgjimi i Pranverës” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kjo shfaqje muzikore është bashkëpunim i TKK-së dhe Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis.
Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha kryevepra e autorit Frank Ëedekind “Zgjimi i Pranverës” ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90-ta.
Kjo shfaqje duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj i dedikohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë.
Në shfaqje luajnë: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Shpetim Kastrati, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →