Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Sonte nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit

nga Venera Grabanica12 maj 2022

Sonte është gjysmëfinalja e dytë e përzgjedhjes së këngëve në “Eurovision 2022”.
E 11-ta sonte do jet përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Andrea Koevska me këngën “CIRCLES”.
Faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram ka publikuar listen e plotë të vendeve që do dalin sonte në skenën madhështore të Eurovisionit.

Radio Televizioni i Maqedonisë, pas incidentit që ndodhi gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së “Eurovision 2022”, kur përfaqësuesja Andrea Koevska hodhi flamurin maqedonas, shqyrtoi në detaje të gjitha aspektet e tërheqjes së mundshme të përfaqësueses nga Eurovizioni.
Ndryshe, një gjest i tillë është i ndaluar edhe me ligj në Maqedoninë e Veriut. Prokuroria Themelore Publike deri më tani nuk ka hapur lëndë për ngjarjen që i referohet përfaqësueses së Eurovizionit, Andrea Koevska.
Kujtojmë se, nga nata e parë gjysmëfinale e edicionit 66 të këngës së Evrovisionit në finale shkuan Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda.
Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 14 maj, në Torino të Italisë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →