Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sonte në Lipjan ndizen qirinj për Agon Zejnullahun

nga Kaltrina Berila10 korrik 2025
Sonte në Lipjan ndizen qirinj për Agon Zejnullahun

Sonte nga ora 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan do të ndizen qirinj për Agon Zejnullahun, i cili vdiq në orët e hershme të së hënës në rrethana ende të paqarta.

Ky aktivitet është organizuar nga rrjeti i OJQ-ve “Avonet”.

“Sot, e enjte, më 10 korrik në ora 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, anëtarët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të qeverisë në detyrë, që të bashkohen në ndezjen simbolike të qirinjve në kujtim të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën pikërisht në këtë rrugë, në përballje tragjike me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim të OJQ-së.

Të mërkurën është caktuar masa e paraburgimit me nga një muaj ndaj pesë policëve, nën dyshimin për përfshirje në ndërhyrjen e cila përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →