Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Sonte nis edicioni i 13-të i PriFest

nga Miranda Beqaj24 gusht 2021

Sonte me fillim prej orës 19:00 do të bëhet hapja e edicionit të 13-të të festivalit PriFest.
Faqja zyrtare e festivalit përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në orën 20:00 mbahet ceremonia e hapjes së festivalit, ndërsa nga ora 20:30 do të shfaqet filmi ”Zgjoi”, në Teatrin Kombëtar dhe në Kino Armata.
”Lusim të ftuarit të kenë me vete dëshminë se janë të vaksinuar (të paktën dozën e parë), ose të kenë dëshminë se kanë antitrupa ose testin PCR negativ. Poashtu të përmbahen protokolleve duke ruajtur distancen dhe mbajtur maskën. Këtë natë hyrja është vetëm me ftesa, ndërsa për ditët në vijim me bileta” , është shkruar në njoftimin e PriFest-it./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →