Rep-artistët e njohur, Mozzik dhe Loredana sonte do të publikojnë bashkëpunimin e radhës.
Kënga titullohet “Nese don” dhe do të publikohet me videoklip, në orën 00:00, shkruan rtv21.tv
Kështu kanë bërë të ditur sot artistët, të cilët kanë publikuar edhe pjesë nga kënga, e cila do të jetë në gjuhën shqipe.
Ndryshe, Mozzik dhe Loredana, më 28 maj kanë publikuar projektin “Rosenkrieg”, ndërsa më 25 qershor, projektin “Oh Digga”./21Media









