Artisti nga Ferizaj, 2Ton ka bërë të ditur se sonte në orën 18:00 do të publikohet projekti më i ri “Thirrjen tane”.
“Thirrjen tane” është në stilin e artistit dhe pa dyshim do të jetë nga më të pëlqyerat e publikut, siç ndodh zakonisht me këngët e tij.
I njëjti ndau me ndjekësit në Instagram sekuencë të kësaj kënge.
Kujtojmë se, 2Ton nuk ka ndalur së prodhuari muzikë për të cilën gjithmonë pranon komente pozitive.
E fundit nga Artoni është “Kohën”, projekt i cili në pak kohë u bë ndër të preferuarat e publikut./21Media









