Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Sonte repriza e shfaqjes ”Bisha në hënë”

nga Miranda Beqaj30 maj 2022

Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet repriza e shfaqjes ”Bisha në hënë”.
Shfaqja do të fillojë në orën 20:00.
Ndërkaq, edhe autorja e shfaqjes, Vlora Nikçi ka qenë sot në ”Për ditë të mbarë”, teksa ka folur për rikthimin e kësaj shfaqje.
Kjo shfaqje ishte planifikuar para pandemisë dhe me fillimin e saj puna kishte stopuar.
Prandaj për rikthimin e saj aktorja dhe ideatorja e shfaqjes tha se kishte qenë kogja e vështirë.

Duke qenë se në shfaqje trajtohet tema e grave të dhunuara gjatë luftës, Nikçi ka thënë se veçanti e shfaqjes ishte prezenca e Vasfije Krasniqit.

Nikçi ka treguar edhe një histori interesante dhe mjaftë prekëse. Ajo ka pranuar një dhuratë nga gratë e dhunuara gjatë luftës.
Bëhet fjalë për rrobat e tyre të cilat Nikçi i ka veshur edhe në shfaqje./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →