Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sopi me kritika për Qeverinë: Nuk kemi pas përkrahje, kanë qenë të ftuar të gjithë

nga Venera Grabanica7 gusht 2025
Sopi me kritika për Qeverinë: Nuk kemi pas përkrahje, kanë qenë të ftuar të gjithë

(Lajm i përditësuar)

Sopi me kritika për Qeverinë: Nuk kemi pas përkrahje, kanë qenë të ftuar të gjithë

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi, në ”Click” të RTV21 tha se Gjykata Speciale ka marrë mesazhin që UÇK-ja nuk do të pranojë kurrë vendime juridike që të padrejta.

”Ajo Gjykatë e ka marrë mesazhin se ne nuk do të pranojmë kurrë që të njëlloset UCK-ja dhe lufta jonë. Cfarë do verdititki që do të jep përveç vendimit lirues per ne do te jete e pa pranueshme dhe em te gjitha mjetet do ta luftojmë ”, tha Sopi.

Sopi po ashtu reagoi ndaj mungesës së mbështetjes institucionale, duke nënvizuar: “Nuk kemi pasur përkrahje as nga qeveria, as nga ndonjë institucion shtetëror — nuk patëm asnjë takim me ta.”, teksa shtoi se ftesa ka qenë për të gjithë.

Duke kritikuar Qeverinë në detyrë, Sopi shtoi se ”Shpresoj që mos të vijë moemtni që të organziojmë protesta të tilla kundër qeverisë”.


Sopi: Koha e duhur për protestë, UÇK‑ja nuk i frikësohet drejtësisë, por padrejtësisë

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi, në ”Click” të RTV21 argumentoi se koha për protestën kundër Gjykatës Speciale nuk ishte rastësore, por shumë e arsyeshme dhe e rëndësishme.

”Gjykata Speciale i ka marrë në pyetje edhe njerëzit që kanë shkruar në Facebook. E kemi par të arsyeshme që protesta të mbahet në këtë kohë. UCK-ja nuk i frigësohet drejtësisë, por pa dejtësisë”, tha Sopi


Sopi falënderon protestuesit: Ideali i lirisë bashkoi qytetarët kundër Speciales

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi, në ”Click” të RTV21 shprehu mirënjohjen e thellë ndaj pjesëmarrësve në protestën e organizuar sot kundër Gjykatës Speciale.

Ai theksoi se ideali për liri dhe drejtësi, të mbartur nga Lufta e drejtë e UÇK-së, bëri që të mblidhen mijëra qytetarë.

”Kta njerëz i tuboi ideali i luftës për liri, lufta e drejtë e UCK-së ecila nuk duhet të njëlloset nga asksuh as nga një Gjykatë, e cila dihet si është themeluar”, tha Sopi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →