Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sorensen takohet me Ututas, KFOR del me njoftim: Folën për sigurinë dhe mbështetjen për dialogun

nga Gentrita Xhemajli23 tetor 2025
Sorensen takohet me Ututas, KFOR del me njoftim: Folën për sigurinë dhe mbështetjen për dialogun

Sorensen u takua dje edhe me Ulutas, KFOR del me njoftim: Folën për sigurinë dhe mbështetjen për dialogun

KFOR ka njoftuar se komandanti Ozkan Ulutash dje ka takuar emisarin e posacëm të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Peter Sorensen dhe shefin e EULEX’it Giovanni Pietro Barbano.

“Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR’it për të mbështetur dialogun Kosovë- Serbi të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se vizita nënvizon “angazhimin e gjatë dhe të palëkundur të NATO-s dhe BE-së për të punuar së bashku për të konsoliduar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →