Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot diell, nesër shi e bubullima

nga Kaltrina Berila5 qershor 2021

Dita e shtunë mbetet me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, kur priten intervale më të gjata me diell. Kurse, nga dita e diel pritet mot jostabil mbi vend, ku priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, të hënën më freskët e priten edhe shtrëngata me shi.

“Nga dita e martë, do të mbajë mot i ndryshueshëm, do të ketë edhe vransira dhe diell, për derisa rreth viseve malore mund të mbeten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të mbetet përreth vlerave të pranueshme gjatë kësaj periudhe. Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta dhe të larta ditën e shtunë e diel, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →