Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Sot Dita Botërore e Shëndetit Mendor

nga Miranda Beqaj10 tetor 2021

10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.
Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte.
Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.
Shëndeti Mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz.
Ndërkaq, Shoqata e Psikologëve të Kosovës në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor sot organizon kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →