🤾 Hendboll
Sot dita e dytë e Evropianit U20, na presin katër ndeshje interesante
nga Kaltrina Berila14 korrik 2024
Ndeshje interesante dhe hendboll të mirë do të ketë edhe në ditën e dytë të Evropianit që po mbahet në Prishtinë.
Sot nga ora 12:15 Belgjika do të përballet me Luksemburgun. Ndërsa, Bullgari e Finlanda do të ndeshen nga ora 14:30.
Përballje në fushën e hendbollit këtë të diel do të ketë edhe Estonia e Lituania nga ora 16:45 dhe Britania e Madhe dhe Latvia nga ora 19:15.
Kujtojmë se të shtunën në ditën e parë të Evropianit U20 u zhvilluan katër ndeshje.
Turqia mposhti Belgjikën me rezultat 37:26.
Dhe mbyllje e bukur e ditës së parë të Evropianit u shënua me fitoren e Kosovës. Kosova mposhti Bullgarinë me rezultat 23:22./21Media










