Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot dita ndërkombëtare e vullnetarizmit

nga Egzona Mehmeti5 dhjetor 2021

Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.
Ndërkohë, në vendin tonë, duke filluar prej orës 11:30, në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të organizohet ngjarja për shënimin e ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit në Kosovë, me moton “Volunteer Noë For Our Common Future”.
Ngjarja do të organizohet në bashkëpunim mes MKRS-së dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
Në ngjarje do të marrin pjesë: Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim.
Në kuadër të ngjarjes do të shpallen edhe vullnetarët e vitit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →