Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot ditë zie në Viti

nga Venera Grabanica11 qershor 2025
Sot ditë zie në Viti

Komuna e Vitisë ka shpallur ditë zie të mërkurën, pas tri vdekjeve që kanë tronditur këtë komunë, ku brenda tri ditësh vdiqën tre të rinj.

Në mesin e viktimave nga sulmi në Graz të Austrisë, është edhe një vajzë me prejardhje nga kjo komunë.

“Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto ditë, komuna jonë është tronditur nga tri humbje të mëdha. Bijë e bija të kësaj toke u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike,” tha Haliti në njoftimin e tij.

Sipas vendimit të komunës, gjatë kësaj dite zie flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë, aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen dhe institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve me heshtje dhe respekt.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →