Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Sot hapen nëntë korridore humanitare në Ukrainë

nga Egzona Mehmeti23 mars 2022

Nëntë “korridore humanitare” do të hapen për evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetet e Ukrainës.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, në një postim në Facebook u shpreh se për një korridor në Mariupol nuk është rënë dakord me Rusinë.

Ajo tha se shpreson që njerëzit që dëshirojnë të largohen nga qyteti mund të arrijnë në Berdyansk aty pranë, ku presin ndihma humanitare. Ajo shtoi se 24 autobusë janë në gatishmëri për transportin e njerëzve, shkruan BBC.

Disa nga përpjekjet e mëparshme për të evakuuar njerëzit nga Mariupol kanë dështuar pasi forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin, pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →