Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Sot hapet panairi “Expokos”

nga E.Bullaku8 maj 2018

Pjesëmarrës dhjetë kompani shqiptaro-britaneze

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, sot hapet panairi “Expokos”. Ky panair mbledh në një vend kompani të specializuara në fushën e ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës dhe patundshmërisë.

Pjesë e këtij edicioni të panairit janë kompani prestigjioze nga Britania, Italia, Gjermania, Greqia, Turqia si dhe një numër i madh i kompanive nga vendi dhe shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat për vizitorët e panairit do të prezantojnë risitë e fundit në fushat e tyre.

Në këtë vit do të marrin pjesë edhe dhjetë kompani shqiptaro-britaneze të organizuara nga Oda Ekonomike Britanike.

Qëllimi kryesor i organizimit të përvitshëm të këtij panairi është gjetja e partnerëve të biznesit dhe klientëve të rinj si nga kompanitë vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →