Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sot hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

nga Kaltrina Berila5 korrik 2024
Sot hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot do të hapet tuneli i Llogarasë.

Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se hapja e këtij tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

“Dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Tuneli i Llogarasë, pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Gjatësia e tunelit do të jetë prej afro 6 kilometrash.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →