Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

nga Kaltrina Berila27 shtator 2025
Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Familja ka kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit E.K, vëllai i reperit Gjesti, do të bëhet sot në varrezat e fshatit Pavlan, në orën 17:00.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё, rreth orës 14:05, ku kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletës pasi humb kontrollin në një kthesë gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndёsa personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →