RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

nga B G4 gusht 2026
Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se sot, më 4 gusht, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me masë mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave të larta.

Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32 gradë Celsius ose më shumë”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →