Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sot mbi Shkup do të fluturojnë avionë ushtarak B52

nga Kaltrina Berila22 gusht 2022

Me dy avionë ushtarakë të tipit B52, sot në orën 14:35, Forcat ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë do të kryejnë fluturime mbi Shkup.
Nga Ministria e Mbrojtjes informuan se fluturimet e aeroplanëve do të demonstrojnë aleancën e fortë të NATO-s dhe përbëjnë garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut.
Nga atje theksojnë se gjatë ditës, përveç mbi qiellin e Maqedonisë, Forca ajrore amerikane do të fluturojë edhe mbi Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje të reja ushtarake me ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Ky njoftim është bërë i ditur, teksa ushtria maqedonase shënoi 30-vjetorin e themelimit, disa ditë më parë.
Sipas njohësve të çështjeve politike dhe ushtarake, ky hap flet qartë për përkushtimin e Uashingtonit për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në një ndryshim në Ligjin e mbrojtjes kombëtare, Kongresi amerikan i kërkoi Pentagonit të propozojë më shumë stërvitje ushtarake me Maqedoninë e Veriut vitin e ardhshëm, sipas Projektligjit për buxhetin e mbrojtjes për vitin e ardhshëm fiskal.
Me këtë ligj federal, SHBA-ja përcakton buxhetin dhe shpenzimet vjetore të Pentagonit dhe këtë vit për herë të parë në të është përfshirë edhe Maqedonia e Veriut./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →